Borisov: Mos u ngarkoni me historinë, harroni shtetet e “mëdha”

Nuk ka asgjë më të rëndësishme nga ajo që të kuptohemi me njëri-tjetrin. Mos u ngarkoni me histori, jetoni jetën, porositi kryeministri bullgar Bojko Borisov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas seancën së sotme të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Ai theksoi se kemi histori mijëvjeçare dhe se  secili mund të kontestojë dhe të pohojë se është më i moshuar, por që historianët duhet të merren me këtë. Me Zaevin, siç tha, dëshirojnë të zgjidhin çështje praktike, transmeton MIA. 

Historianët, theksoi, le të dëshmohen se kush, se si dhe nga se ka dalë. “Nëse bëjmë bisedë të tillë, të kontestojmë se cila gjuhë çfarë është, ndërsa këtu Karakaçanov është shumë i përgatitur, në vend që ta nënshkruajmë marrëveshjen për bashkëpunim të përbashkët, në fund duhej që me zonjën (ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska) këtu të vijnë me nga një tank”, tha Borisov.

Ai potencoi se në takimin e parë me Zaevin i ka thënë se duhet të harrojmë Shqipërinë e Madhe, Serbinë e Madhe, Bullgarinë e Madhe, Greqinë e Madhe, Maqedoninë e Madhe, sepse, theksoi, sa më të vegjël që jemi, aq më shpejt do të arrijmë që pagat dhe infrastrukturat t’i afrojmë me ato nga Ballkani Perëndimor.

“Dëshirojmë pas shumë viteve të qetë ta pini kafen, në Sofje ose në Shkup në Vardar. Dhe nëse atëherë na kujtoni neve, mirë, Nëse nuk na kujtoni, sërish mirë”, tha kryeministri bullgar.

Kryeministri Zaev potencoi se marrëveshja për fqinjësi të mirë është nënshkruar edhe në gjuhën bullgare dhe maqedonase. “Me të vërtetë japim shanse që më pak të flasim për të kaluarën dhe mangësitë e kaluara, ndërsa më shumë të fokusohemi tek perspektivat dhe ardhmëria. Jam i bindur se këtë marrëveshje, plotësisht duhet ta shohim me lumturi të perspektivave dhe e di se ajo e përforcon miqësinë midis dy vendeve, dy popujve dhe kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë në Republikën e Maqedonisë”, tha Zaev.

Sipas tij, mësimet nga e kaluara dhe interesi për perspektiva më të mira të përgjithshme të qytetarëve nga Maqedonia dhe Bullgaria janë një pjesë e arsyeve për rrjedhën e shpejtë të ngrohjes së marrëdhënieve midis dy shteteve.

“Unë jam i lumtur që me të vërtetë edhe lidershipi në Bullgari i kryesuar nga kryeministri Borisov kishte guxim të mjaftueshëm t’i bëjë hapat, përmes marrëveshjes, por edhe përmes çdo marrëveshjeje, memorandumi të cilin e nënshkruajmë, për shkak se jam i bindur se çdo nënshkrim i vendosur nga të dyja palët hap mundësi për përfitime konkrete për të gjithë qytetarët tanë”, tha Zaev.

Beson se të gjithë mësojnë nga e kaluara dhe theksoi se qytetarët e Maqedonisë dhe Bullgarisë janë miq të cilët presin vetëm avancim të bashkëpunimit dhe hapje të perspektivave më të mira, paga më të mira, pensione më të larta, infrastrukturë më të mirë.

###

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button