Punëtorët mund të shkojnë në pushim kur të duan

Kompania amerikane, “Netflix”, vlera e të cilës llogaritet rreth gjashtë miliardë dollarë, ka vendosur që punëtorëve të vet të mos ua kufizojë kohën për pushim, ashtu që secili mund të shkojë në pushim kur të dojë dhe të qëndrojë sa të dojë.

Në mënyrë që të shmangin krijimin e orareve dhe caktimin e datave për pushime, drejtuesit e kompanisë kanë vendosur që t’ua lënë të drejtën 900 punëtorëve të vendosin kur të duan t’i shfrytëzojnë ditët e tyre të pushimit.

Edhe pse është e pritshme që punëtorët ta keqpërdorin këtë sistem kaq liberal, kjo nuk ka ndodhur.

Njëri nga themeluesit e kompanisë ka thënë se keqpërdorimi nuk ka ndodhur, pasi që ata punësojnë “njerëz të pjekur, të përgjegjshëm, të cilët kujdesen për kualitetin e punës që e bëjnë”./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button