fbpx

UEJL, Komunikimi ndërkombëtar, program studimor për të ardhmen

Në Universitetin e Evropës juglindore këtë vit hapet program i ri studimor, Komunikimi ndërkombëtar. 

Prodekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në UEJL Veton Zekolli për Portalb thotë se disiplina moderne e Komunikimit ndërkombëtar është oferta më e re në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. 

‘Nga këto studime pritet të gjenerojnë rezultate profesionale të adaptuara për nevojat e tregut integral global dhe lokal, në të njëjtën kohë duke shërbyer si bazë për zhvillim profesional. Komunikimit ndërkombëtar në vete përfshin fusha interdisciplinare për të gjithë të interesuarit në degët emarrëdhënieve ndërkombëtare, marrëdhënieve me publikun, komunikimin me organizatat ndërkombëtare, komunikimin ndërkulturor, studimet e medias, analizave politike dhe sociale, gjuhëve të huaja të aplikuara gjatë komunikimit etj’ deklaroi Latifi.

Ky fakultet do të ndajë edhe 2 bursa meritore për studentët e komunikimit ndërkombëtar. 

‘Studentët  e shkencave të komunikimit ndërkombëtar kanë mundësi të aplikojnë për bursa nga Instituti Shoqëria e Hapur ‘SOROS’, ata të rinjtë do të kenë mundësi për kyçje në programin ‘Puno dhe Studio’, që do të thotë se studentët mund të studiojnë dhe të punojnë njëkohësisht në sektorët e ndryshëm të universitetit.  Studentët mund të konkurrojnë edhe për bursa nga Ministria e Arsimit e Republikës së Maqedonisë’,  informon prodekani Veton Latifi.

Programi Komunikimi ndërkombëtar  është veçanërisht i përshtatshëm për  të interesuarit që planifikojnë zhvillojnë karrierë në organizata ndërkombëtare, diplomaci, media dhe marrëdhënie me publikun. 

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close