“Esenca e ekzistencës” në Galerinë kombëtare të Kosovës

Si rrjedhojë e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim mes dy intitucioneve, Galerisë kombëtare të Maqedonisë dhe Galerisë kombëtare të Kosovës për materializimin e bashkëpunimit nëpërmjet lansimit e projektit të këtij viti “Young Art Kosovo 2016” që u realizua në muajin prill, në Malla Stanica, ku kishin prezantimet e tyre Agon Blakçori, Bujar Sulejmani, Kolektivi HAVEIT, Jetulla Sulejmani dhe Luan Bajraktari, vjen projekti udhëtues nga Maqedonia “Esenca e ekzistencës” në Kosovë.

 “Esenca e ekzistencës” e kuratorëve nga Galeria kombëtare e Maqedonisë, Maja Çankullovska Mihajllovska, Goranço Gjorgjievski dhe Ana Frangovska, do të prezantohet edhe para publikut kosovar më 25 nëntor të vitit 2017 (e hënë), ora 19:00  në Galerinë kombëtare të Kosovës, ku do të prezantohen njëzet artistë bashkëkohorë të Maqedonisë. 

 “Esenca e ekzistencës” si një ambasador i skenës bashkëkohore artistike të Maqedonisë u prezantua në Galerinë Llauba  në Zagreb në dhjetorin e 2015 dhe në Muzeun kombëtar të Malit të Zi në Cetinjë në vitin 2016. Interesi i madh i publikut dhe profesionistët nxitën udhëtimet e kësaj ekspozite edhe nëpër galeri dhe muze të tjera të rajonit. Aktualisht destinacioni i radhës është Prishtina.

 “Esenca e ekzistencës” është një koncept artistik i cili u drejtohet sferave të ndryshme të përditshmërisë, të jetës, ekzistencës, perceptimeve të cilat vijnë nga aspekte të ndryshme drejt esencës së qenies, të mbijetesës, të funksionimit. Këtu përfshihen gjeneza e dashurisë, shpirtërores,të ushqyerit… kurse nën këtë diskurs zbulohen edhe çështjet e dinjitetit, ideologjisë, politikës, jetës sociale. Zakonisht, kur bëhet fjalë për një tematikë që lidhet me ekzistencën, është e pashmangshme të përmendet Sartri dhe ekzistencialistët, të cilët flasin mbi absurditetin e fenomenevesocio shoqërore, që do të thotë për absurditetin e esencës në ekzistencë. Qëndrimet kritike mbi ekzistencën e përditshme në veprat e ekspozitës “Esenca e ekzistencës” mund të kuptohen edhe në kontekst të reflektimit mbi “vështirësinë e papërballueshme të qenies”, si parafrazë e titullit të romanit të mirënjohur të MilanKunderës “Lehtësia e papërballueshme e qenies” dhe ofrojnë shembuj të ndryshëm të sistemeve represive shoqërore.

 Sigurisht, këtu gjendet edhe psikologjia e AbrahamMaslowit dhe teoria e tij shpesh herë e eksploatuar e “Hierarkisë së nevojave”. Në bazën e “piramidës së tij të nevojave” gjendet përmbushja e nevojave biologjike dhe fiziologjike evolutive të njeriut, ndërsa “pushtimi” gradual i niveleve më të larta të piramidës bëhet gjithnjë më kompleks dhe është rrallëherë i arritshëm. Interpretimi i vetëm i kësaj teorie, radhitja e këtyre niveleve të nevojave dhe raportet mes tyre, nëpërmes të cilave kalimi për te shkalla e mësipërme kushtëzohet nga plotësimi i nevojës paraprake, ndërlikohet nga pasiguria themelore sociale si kusht për sigurimin e nevojave bazike jetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button