Jankullovska- Vrasja në Smillkovcë, hetimet vazhdojnë

Pasi e shpallëm fotografinë e makinës “Opel omega” për të cilën ka indicie që janë transportuar vrasësit, dje u lajmëruan 40 qytetarë. Hetimi është në drejtim shumë të mirë, sot bëjmë analizë të informacioneve, duhet kohë që të mbarojë e gjithë kjo. Kështu  ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska u shpreh sot para gazetarëve në lidhje me vrasjen në Smillkovcë.

“Paraqitjet në linjën 199  kanë qenë për atë në cilën pjesë të ditës dhe në çfarë vendi ka qenë e vërejtur makina.  Ndoshta do të paraqitet informacion për  fizionominë e vozitësit dhe udhëtarët e veturës. Ky është rasti më i ndërlikuar deri më tani për MPB-në, e punojnë policët më përvojë më të madhe. Janë mobilizuar të gjithë policët, 24 orë në ditë, nuk ndalemi as për moment, nuk ka asnjë minutë hap të kot” tha Jankullovska. 

Lidhur me protestën e djeshëm para qeverisë i cili doli nga kontrolli, ministresha tha se ishin thyer dritaret e ndërtesës së qeverisë, të makinës policore.

“Janë arrestuar 14 persona, punojmë në identifikimin e e atyre që sulmuan policët dhe gazetarët, do të vijojnë parashtresa përkatëse penale për arsye të shkaktimit të rrezikut për qytetarët” deklaroi Jankullovska. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button