Parashikim: Bayern – Real Madrid

Tashmë momenti i shumëpritur është afruar shumë, teksa specialitete tek ne para këtij takimi nuk kanë ndalur, sepse tani në vazhdën e tyre është dhe parashikimi, ku sadopak do të mundohemi të ju shtjellojmë në mënyrë sa më të mirë informatat para këtij derbi.

Një gjë e dihet, Bayern Arena sot do të jetë i stërmbushur, ku pothuajse të gjithë do të jeni duke brohoritur dhe të veshur me të kuqe, për të përkrahur Bayernin – 4 mijë Madrilen nuk do të dëgjohen fare në këtë stadium, ushtima e të cilit do të dëgjohet në tërë Munichun.

Ashtu siq e ka thënë vet Mourinho, ashtu e themi edhe ne – Ky takim do të jetë më taktik sesa takimet tjera të zakonshme pasi të dy klube shënojnë shumë gola dhe kanë sulmin ndoshta më të mirë në Europë.

Reali që nga fillimi i këtij sezoni, synimin e ka pasur finalen dhe më pas trofeun e Ligës së Kampionëve, por edhe pse Bavarezët nuk konsiderohet si favorit, ata dinë të befasojnë edhe pse forma e tyre në ndeshjet e fundit nuk ka qenë e mirë dhe morali i tyre është humbur shumë që pas humbjes nga Borussia Dortmundit.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munich 4-2-3-1
——————–Neuer———————-
—-Lahm, Boateng, Badstuber, Alaba—-
————–Gustavo, Kroos————–
———-Robben, Muller, Ribery————–
——————–Gomez—————–
Real Madrid 4-2-3-1
———————–Casillas————————
———Arbeloa, Pepe, Ramos, Marcelo——–
——————-Khedira, Alonso—————
—————Di Maria, Ozil, Ronaldo————-
———————–Benzema—————-

A e dini se?

-Bayerni ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit në Allianz Arena
-Bayerni kurrë nuk ka humbur në shtëpi nga Real Madridi (8 fitore, 1 barazim)
-Rekordi i Bayernit me Realin është: 10 fitore, 2 barazime, 6 humbje
-Më herët Bayerni është takuar katër herë me Realin në gjysmëfinale, ku Bavarezët janë kualifikuar tre herë (1976, 1987, 2001) teksa Reali vetëm një herë (2000)
-Real Madridi është i pamposhtur në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, dhe ka pranuar vetëm 6 gola – Rekordi më i mirë i klubeve që kanë mbetur
-Real Madridi ka fituar vetëm një fitore në Gjermani nga 22 ndeshje (1 fitore, 6 barazime, 15 humbje – ishte fitorja 3-2 kundër Bayern Leverkusen në 2000-01.
-Reali ka bërë rekord duke shkuar 23 herë në gjysmëfinale, dhe tani kërkon të arrijë për të 13-tën herë finalen.
– Ronaldo ka bërë 14 hettrika me Realin, dy më shumë se Ferenc Puskas.
Parashikim: Bayern 1-2 Real Madrid

Po ju çka mendoni, si do të përfundojë ky takim? Shprehuni në hapësirën për komente…

Lajme të ngjashme

Back to top button