Zaev dhe Borisov vendosën lule në përmendoren e Boris Trajkovskit (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë dhe ai i Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, sot në Strumicë vendosën lule para përmendores së presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski i cili tragjikisht e humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit.

Në aktin e vendosjes së luleve morën pjesë edhe delegacionet qeveritare të dy shteteve, të cilët pastaj u larguan në seancën e përbashkët prapa dyerve të mbyllura në Shtëpinë e ARM-së.

Paraprakisht, dy kryeministrat mbajtën tet-a-tet takime në manastirin në Vodoça ku janë pritur nga mitropoliti i Strumicës, Naum.

Sipas axhendës, qeveria e Maqedonisë dhe e Bullgarisë në mesditë duhet të nënshkruajnë nëntë marrëveshje nga më shumë sera dhe një deklaratë të përbashkët.

Në delegacionin zyrtar të Qeverisë së RM-së, krahas kryeministrit Zaev, janë edhe zëvendëskryeministrat Bujar Osmani, Koço Angjushev, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sekerinska, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, ministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu, ministri i Mjedisit Jetësor, Sadulla Duraku, zëvendësministri Kire Naumov dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Raskovski.

Заев и Борисов

Nga ana bullgare në seancë do të marrin pjesë zëvendëskryeministrat Tomisllav Donçev, Krasimir Karakaçanov dhe Eketarina Zaharieva, ministrat Valentin Radev, Nikollaj Nankov, Neno Dimov, Rumen Porozhanov, Ivajlo Moskovski, Emil Karanikollov, Temenuzhna Petkova dhe Nikolna Angellkova.

Seanca e përbashkët dhe marrëveshjet që do të nënshkruhen janë pjesë e përmbushjes së Marrëveshjes për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë të nënshkruar më 1 gusht të këtij viti në Shkup. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button