Opozita maqedonase nuk do merr më pjesë në koordinimet në Kuvend

Partitë opozitare maqedonase do të bojkotojnë koordinimet e kryetarit të parlamentit Trajko Veljanovski, pasi që ai nuk i pranon propozimet e tyre. 

“Trajko Veljanovski nuk bën gjë tjetër përpos që zbaton urdhrat e Komitetit Qendror të VMRO-së, me çka dhe shkel rregulloren e punës së Kuvendit. Ai mbron interesat e partisë së tij, ne kemi propozuar ligje të shumta që janë në të mirë të qytetarëve por ato injorohen nga Veljanovski, prandaj ne do ta bojkotojmë” tha deputeti i LSDM-së, Igor Ivanovski./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button