Gjermania por- anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, por gjasat janë të pakta

Gjermania e përkrah Maqedoninë, por zgjerimi nuk do të jetë tema kryesore e Samitit të ardhshëm në Çikago, tha anëtari i Komisionit për punë të jashtme në Bundestag, Roderih Kizeveter.
 
“Në Gjermani jemi shumë të interesuar që Maqedonia të ketë perspektiva sikurse Nato, poashtu edhe në BE, që sa më shpejtë të ketë gjasa të jetë anëtare e plotë e Aliancës. Edhe atë për dy shkaqe, përshkak se me atë situata e Ballkanit Perëndimor do jetë më stabile dhe Maqedonia do të mundet të jap kontributin e tyre në Aliancën, sepse tashmë ka rezultate të caktuara në realizimin e planit aksional dhe ashtu anetarësimi ka kuptim”, tha Kizeveter.

 Samiti i Natos sipas Kizeveter, gjëja kryesore nuk do të jetë zgjerimi, sepse disa nga shtetet anëtare sikurse Franca dhe SHBA janë të preokupuar intenzivisht me zgjedhjet e tyre.
Në samit është e mundshme që përsëri të aktualizohet rezolucioni që kërkoheshte të shfrytëzohet  emri kushtetues i Republikës së Maqedonisë, ndërsa ishte miratuar në vitin 2004 nga ana e Bundestagut./sky.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button