Zaev e priti Borisovin në manastirin “Shën Leontij” në Strumicë (VIDEO)

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, në faqen e tij të Facebook-ut, ka publikuar video nga takimi i sotëm me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, te manastiri “Shën Leontij”, në rrethin e Strumicës, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, sot qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë në Shtëpinë e ARM-së në Strumicë do ta mbajnë seancën e parë të përbashkët qeveritare  në të cilën do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume.

Mbajtja e seancës së përbashkët qeveritare ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë u paralajmërua që kur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev u takua me homologun e tij të Bullgarisë, Bojko Borisov. Takimi u mbajt në Shkup dhe në të u arrit marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button