Gjykata pret raportet me shkrim të ekspertizave për krimet në Smilkovcë

Gjykatësi hetues i cili punon mbi rastin e vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smilkovcë ende nuk ka marrë raporte me shkrim dhe mendime të përgatitura nga personat e ekspertizës, kumtuan nga Gjykata Themelore Shkup 1.

Prej këtu sqarojnë se obduksioni në aspektin fizik ka përfunduar, por Gjykata ende nuk ka marrrë raport me shkrim.

“Hetimi është në rrjedhë, ndërsa për hollësi dhe informata tjera të reja lidhur me këtë ngjarje, opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Nga Instituti për mjekësi gjyqësore të dielën kumtuan një pjesë të informattave për këtë rast. Sipas tyre, viktimat nuk kanë qenë paraprakishtë të maltretuar, nuk ka lëndime para dhe pas ngjarjes së vdekjes, të vrarët kanë ndërruar jetë nga plagët e fituara me armë zjarri. Është gjetur vetëm një plumb në kufomat e të ekzekutuarve,që i konfirmon dyshimet se kriminelët kanë përdorur armë me fuqi të madhe./ portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button