Duke mbyllur kufijtë për emigrantët, Maqedonia u bë qendër e trafikimit të njerëzve

Maqedonia duke qenë pjesë e rutës ballkanike të mbylljes së kufijve për emigrantët ajo është duke u bërë qendër e trafikimit ilegal të tyre duke krijuar edhe grupe kriminele të keqpërdorimit të emigrantëve por edhe shtetasve të Maqedonisë. Kështu vlerësuan kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska, kryetari i organizatës joqeveritare “Legis”, Jasmin Rexhepi dhe shefi i UNHCR-së në Maqedoni, Dag Sigurdson sot në Shkup në tryezën e rrumbullakët “Gjendja momentale, sfidat dhe hapat e ardhshme në përballjen me krizën e emigrantëve”, raporton Portalb.mk.

Jasmin Rexhepi
Jasmin Rexhepi

“Krahasuar me dy vite me parë tash kemi një situatë të re, sepse me mbylljen e rutës ballkanike qarkullimi i lirë i emigrantëve është i pamundur dhe u hap mundësia e qarkullimit ilegal të emigrantëve. Problem tjetër është se emigrantët përdoren në çështje kriminale kjo sepse ata shumë pak lejohen të qëndrojnë në qendrat tranzitore. Nëse duam të luftojmë kriminalitetin duhet ta bëjmë në mënyrë humane, duke i regjistruar emigrantët dhe të pyeten të njëjtë se a duan të qëndrojnë në Maqedoni apo dëshirojnë të kthehen në shtetin prej nga vijnë. Dhe jo të sillemi si shtet sikur nuk e vërejmë se vijnë njerëz dhe të lejojmë që ata të kalojnë sikurse nuk ka ndodhur asgjë”, tha Rexhepi.

Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit bëri të ditur se grupet trafikuese gjenden në afërsi të kufirit në Tabanoc.

“Problemi me të cilin përballemi ne si shtet ka të bëjë me trafikimin e emigrantëve në Greqi dhe pamundësia që të marrim një informatë se çfarë ndodh me ata emigrantë që kanë lëshuar kampin në Tabanoc me qëllim që të bashkohet me grupe trafikuese dhe të gjejnë rrugëdalje ilegale nga territori i Maqedonisë. Grupet trafikuese gjenden në afërsi të kufirit në Tabanoc”, tha Pirovska.

Ndërkaq, shefi i UNHCR-së në Maqedoni, Dag Sigurdson tha se profili i njerëzve që depërtojnë në Maqedoni ka ndryshuar nga ai që ka qenë më herët dhe se edhe pse numri zyrtar është 130 në praktikë është e dukshme se qarkullojnë më shumë emigrantë.

“Është interesante se profili i njerëzve që sillen në Maqedoni tash është ndryshuar. Nëse në fillim kishim vetëm nga Siria dhe Iraku, tash kemi edhe njerëz të shteteve tjera. Pjesa më e madhe që sillen tash janë të gjinisë mashkullore dhe se i takojnë një grupi të caktuar duke përdorur mjetet të ndryshme të transportit, si trafikues të qenieve njerëzore. Deri më tash kemi 130 njerëz që kanë kërkuar azil, por shumica prej tyre kanë ikur para se të procedohet rasti i tyre. Kjo dëshmon se ata nuk duan të qëndrojnë në Maqedoni. Nëse e shohim këtë numër nuk korrespondon me numrin e njerëzve që qarkullojnë në praktikë”, tha Sigurdson.

Si të parandalohet trafikimi dhe përfshirja e emigrantëve në grupe kriminale?

cats
Urania Pirovska, Komiteti i Helsinkit

“Unë disa herë kam apeluar se duhet më shumë përgatitje nga MPB për kontroll të situatës sepse emigrantët gjithmonë bëhen viktimë e trafikimit me njerëzit. Ne nuk kemi informata dhe nuk kemi mundësi që të qarkullojmë në hapësirat ku ndodhin këto raste.  Për këtë ne kemi informuar edhe MPB dhe si informatë kthyese ministri, Spasovski tha se do të ndërmerr më shumë masa që të mbikëqyr qarkullimin e emigrantëve që dalin nga Tabanoci dhe se sillen por që nuk e dimë se çfarë kanë ndërmarrë”, tha Uranija Pirovska.

“Spasovski në korrik dha urdhër që emigrantët të mos largohen nga qendrat tranzitore dhe të qëndrojnë aty pa ndonjë afat të caktuar, por pas kësaj strukturat tjera të MPB-së i larguan sërish ata në korrik. Largimi i emigrantëve nga qendra heq edhe mundësinë që të njëjtët sërish të vinë në Maqedoni”, tha Jasmin Rexhepi.

Meqë Legis në vazhdimësi alarmoi për hapjen e kufijve të Maqedonisë, Rexhepi tha se “ne nuk kemi qenë kundër mbylljes së kufijve, por kemi qenë për rregullim të mënyrës se si ata persona do të hyjnë në Maqedoni dhe Evropë. Nëse shohim në rajon, Bullgari është shembulli që më së shumti deshi ti kundërshtojë depërtimin e emigrantëve, por çfarë kemi gjatë gjithë këtij kundërshtimi, për çdo ditë hyjnë rreth 20 veta në mënyrë ilegale nëpërmjet Kroacisë dhe Serbisë”, tha ai.

LEXO: Maqedonia është e përgatitur për krizë të re të emigrantëve

Përndryshe, javë më parë doli edhe një hulumtim ku u tha se të rinjtë e vendeve të Ballkanit perëndimor kanë qëndrim negativ ndaj emigrantët edhe pse shumica e tyre nuk kanë pasur kontakt me to. Shkaku kryesor i qëndrimeve negative është se kanë perceptim negativ ndaj fesë islame.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button