Bukë dhe krypë në plagë

Ja, e sheh se çfarë ndodh në Maqedoni?
A nuk të kam thënë vazhdimisht që nuk mundet kështu, që edhe atje nuk mund e të mos shpërthejë?!
-Çka nuk mundet e të mos shpërthejë?
-Ajo që shpërtheu në Kroaci dhe në Bosnje dhe në Kosovë…Kur njerëzit më nuk munden të jetojnë së bashku, atëherë duhet të shpërthejë. E sheh që më maqedonasit dhe shqiptarët nuk munden…

-Ti i njeh të gjithë maqedonasit dhe të gjithë shqiptarët dhe të gjithë ata të kanë thënë që nuk mund të jetojnë së bashku?!
Çfarë është kjo pyetje palidhje? Po askush nuk I njeh të gjithë Maqedonasit dhe Shqiptarët…dhe pse do të duhej ti njihte për të konkluduar se ata nuk munden bashkë?

-E ti a njeh ndonjë maqedonas ose shqiptar në përgjithësi?
-Njoh situatën. Ndjek lajmet në televizion, lexoj gazetat. Kjo është e pa durueshme. Dikush vret pesë maqedonas të rinj që kanë shkuar për peshkim dhe e likuidojnë edhe  të pestin si dëshmitar dhe menjëherë, të gjithë e dinë që ata që e kanë bërë këtë janë shqiptarë e pas asaj të gjithë sulmojnë fshatin shqiptar…

-Kush janë ata të gjithë? As që di kush diçka dhe as që mendojnë të gjithë kështu.
-Mirëpo në përgjithësi, dyshohet për këtë…
-Në kombësinë shqiptare të vrasësve të panjohur? Dhe kjo për ty është logjike dhe e arsyeshme?
-Nuk ka logjikë e arsye në kësi lloj gjërash.

-Mendon: nuk është asgjë përveç se një gjuajtje e pashmangshme?
-Në qoftë se kjo që ka ndodhur nuk është një dëshmi e mjaftueshme, atëherë unë me të vërtetë nuk e di se çka tjetër duhet të të qartësohet ty.  A sheh ti, a dëgjon se çfarë thuan njerëzit?

-Ja tani po lexoj se si një shqiptare  në shtëpinë e së cilës janë thyer dritaret i lut gazetarët të mos e fotografojnë atë. Ajo thotë se i kupton njerëzit që e kanë bërë këtë dhe se nuk hidhërohet me ta. 
-E si nuk e kupton ajo se dritaret ia kanë thyer maqedonasit edhe atë vetëm e vetëm pse ajo është shqiptare?
-Ajo e kupton që atë e kanë bërë njerëz të cilët janë nxehur nga krimi i bërë ndaj të rinjve. Edhe vetë shprehet se i vjen shumë keq për  vdekjen e tyre. Ajo i lut gazetarët të mos fotografojnë sepse nuk dëshiron që kjo tragjedi të keqpërdoret.
-Ti thua: i vjen keq për vdekjen e të rinjve? Po edhe ajo është e pafajshme. Edhe për të duhet të të vijë keq. 

-Pikërisht për arsye se është e pafajshme ajo nuk dëshiron që tu vijë keq për të njerëzve të cilët në shenjë keqardhjeje i kanë shkaktuar dëm asaj, ose i kanë shkaktuar padrejtësi dikujt tjetër që është i pafajshëm.
-Dhe ti tash nga kjo bën hero?
-Jo. Sepse asaj nuk i intereson se çka do të bëhet prej saj – qoftë hero, qoftë viktimë. 
-Ti vetëm mbylli sytë para së vërtetës…

-Dhe sipas teje, ajo grua nuk është realitet?
-Nuk them se nuk është, mirëpo realiteti i vërtetë është pikërisht këtu, në hartën etnike të Maqedonisë. Kjo e portokallta, e shikon, kjo i mban maqedonasit. Kjo këtu, nuk e di cila ngjyrë është kjo, as ngjyrë hiri e as rozë, këta janë shqiptarët. Këto dy njolla okër, këta janë turqit. E kjo e kaltërta… në Mëngjesi nuk shkruan se kush janë këta të kaltërtit, ndërsa këta e mbulojnë pjesë më të madhe të territorit sesa turqit. Mirëpo, kushdo që janë, këtu nuk ka paqe. 

-këta të kaltërtit…janë liqet.
-Mos fol broçkulla! Çfarë liqeni në hartë etnike?
-I Ohrit, i Prespës dhe ai i Dojranit. 

/Novilist.hr – portalb.mk

Foto Reuteurs

Lajme të ngjashme

Back to top button