Brejvik: Në veprimet e mia nuk shoh asgjë të keqe!

“Kreva një prej sulmeve më të sofistikuara në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, e filloi dëshminë e vet Andres Brejvik dhe shtoi se “nëse do të kisha mundësi sërish do ta bëja të njëjtën gjë”, 

“Këto veprime janë bërë nga mirësia, ato nuk janë të këqija. Nuk frikësohem nga burgu, as nga paramendimi se atje do ta kaloj pjesën tjetër të jetës. Unë jam i lindur në burg në të cilin nuk guxoj publikisht t’i shpreh bindjet e mia. Ai burg quhet Norvegji”, theksoi Brejvik.

Ai shtoi se vendosi ta ulë intensitetin e retorikës së tij për shkak të viktimave dhe familjeve të tyre dhe kështu për herë të parë qëkur u arrestua tregoi, se nëse për kurrëgjë tjetër, të paktën ndjen pak respekt ndaj 77 njerëzve që vrau.

Ai e lexoi tërë dëshminë e vt, të cilën e ka shkruajtur në 13 faqe. Në dëshminë ai kritikoi liberalizimin dhe marksizmin, ndërsa deklaroi se i mbështet modelet e pushtetit në Japoni dhe në Korenë e Veriut.

Gjykimi u ndërpre shkurtë kohë për shkak të dyshimit për anëshmëri të njërit prej gjykatësve të Këshillit. Ndryshe, gjykata mësoi se njëri nga gjykatësit që merr pjesë në procesin në profilin e tij të një rrjeti social shkruajti se vrarësi norvegjez meriton dënim me vdekje, lajmëron Bi-Bi-Si.

Avokatët e Brejvik menjëherë këroi që gjykatësi të hiqet nga gjykimi, gjë e cila edhe u realizua pas 30 minutave pauzë.

Brejvik dje pranoi se ka kurdisur bombën nën automobilin në Oslo, në shpërthimin e së cilës humbën jetën 8 njerëz dhe vrasjen e 69 personave në ishullin Utoi. Ai i pranoi krimet, por jo edhe fajin, duke pohuar se ka vepruar në vetëmbrojte. Shtoi se nuk e pranon gjykatën norvegjeze.

Njëjtë si dje, njeriu që është përgjegjës për kasaphanën më të madhe në Norvegji pas Luftës së Dytë Botërore në sallën gjyqësore hyri duke buzëqeshur dhe me grusht të ngritur lart. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button