Një pijanec sulmon ish-bashkëshorten, më pas edhe policinë

Një kumanovar i dehur të hënën pasdite shkoi në fshatin Dobroshane të Kumanovës dhe maltretoi ish-bashkëshorten ndërsa kur erdhi policia të intervenoj ai i sulmoi edhe ata, kumtoi MPB.

Kur erdhën policët, kumanovari në fjalë filloi të fyej dhe ta nënçmojë ish-bashkëshorten. Pasi policët e paralajmëruan të pushojë me sjelljen e tillë, ai fizikisht sulmoi njërin nga policët dhe filloi ta godas me grushta në kokë, e kapi për uniforme dhe filloi ta shtyej drejt terracës.

Intervenoi edhe polici tjetër, por kumanovari e tërhoqi edhe atë dhe të tre u rrëzuan prej lartësisë prej 1.20 centimetrave.

Derisa ishte në tokë vazhdoi t’i godas policët, por ata në fund e përmbysën dhe e arrestuan.

Policët dhe kumanovari janë transferuar në qendrën mjekësore në Kumanovë. Kundër tyre do të ngritet kallëzim përkatës. /portalb/ 


Lajme të ngjashme

Back to top button