Qeveria neglizhon familjet që kujdesen për fëmijët pa prind

Një familje e cila kujdeset për një fëmijë pa prindër në Maqedoni merr vetëm 100 euro. Me 100 euro ky fëmijë nuk sheh pushim vjetor, as maturë dhe as i plotësohen kushtet e tjera si moshatarëve të tij.  

Me këto fjalë duke bërë publike dorëheqjen e tij, tani më ish kryetari i shoqatës “Ndërtojmë ardhmëri” shprehu revoltin e tij ndaj Ministrisë së Punës dhe politikës sociale.

“Ja unë do mënjanoj nga roga ime dhe t’i jap ministrit 100 euro ta shikoj se si do ta kalojë muajin fëmija e tij. Apeloj që të gjitha mjetet që arrijnë në Ministrinë e Punëve dhe Politikës Sociale me përgjegjësi dhe në mënyrë transparente të japin para për fëmijët pa prindër.Kam informacione se në MPPS arrijnë tepër mjete dhe u bëj lutje që të gjitha këto mjete t’u jepen familjeve që kujdesen për fëmijët pa prindër dhe jo të manipulojnë dhe t’i keqpërdorin dhe tu japin vetëm 100 euro” tha Ilija Jovanoviq.

Ai morri për shembull rastin e Suedisë ku fëmijët janë të mbrojtur me ligj ndërsa për 1 deri 5 fëmijë pa prindër marrin 2.500 euro në muaj. 

Ndërkaq kryetarja e re e Shoqatës “Ndërtojmë ardhmëri” Maja Pehçeviq tha se nga Qeveria do të kërkojë punësim për anëtarët e atyre familjeve sepse sipas saj,  90 për qind nuk janë të punësuar./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button