Mediat shkruajnë se babai i Adelina Tahirit ka ndërruar jetë, reagon këngëtarja

Kur je personazh i njohur në publik ndonjëherë duhet të durosh edhe lajmet aspak të mira që shkruhen për ty në media. Disa prej tyre janë të pavërteta, por e tillë është fama, ka edhe ajo pasojat e saj, shkruan Class.

Gjithsesi, ka disa lajme që duhen me PATJETËR verifikuar para se të publikohen.

Shkruajmë këtë pasi, ka ndodhur shpesh që media të ndryshme kanë shkruar gjëra të pavërteta për një VIP, por ato gjëra mund të shqetësojnë shumë familjarët e personit në fjalë. Portalet maqedonase kanë shkruar për babain e këngëtares Adelina Tahiri se ai ka ndërruar jetë.

Ky lajm fatmirësisht i rremë, sigurisht që ka shqetësuar Adelinën. Ajo ka publikuar në Instagram foton e lajmit duke shkruar se kjo gjë nuk është aspak e vërtëtë.

“Babi im është gjallë shëndosh dhe mirë. Informohuni më mirë, nuk është në pyetje një thashethem po është në pyetje vdekje për babanë tim. Turp dhe tmerr për mosinformacion tuaj dhe painformacion”,-ka shkruar Adelina në Instagram.

Më pas Adelina ka publikuar edhe një foto me të atin, për të treguar që ai është shëndoshë e mirë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button