Kryetari i PDSH-së takohet me evroambasadorin e BE-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare  Menduh Thaçi në selinë qendrore të partisë në Tetovë priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni Aivo Orav.

Në takim u bisedua për çështjet politike me rëndësi vitale për Maqedoninë, me theks të veçantë për situatën aktuale politike në vend e cila mbretëron ditëve të fundit, zhbllokimin e  proceseve euro-integruese të Maqedonisë dhe tema të tjera me interes të dyanshëm.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ambasadori i BE-së Aivo Orav shprehën qëndrimin e përbashkët se të gjithë faktorët relevant bashkërisht duhet të japin kontributin e tyre për qetësimin e tensioneve./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button