Kryetari Osmani takoi evroambasadorin Aivo Orav

Kryetari i RDK-së dhe i komunës së Gostivarit Rufi Osmani sot realizoi takim pune me ambasadorin e BE-së në Maqedoni Aivo Orav.

 Në një bashkëbisedim miqësor dhe profesional u këmbyen opinionet për aktualitetin politik dhe për perspektivat e vendit në kontekstin e ruajtjes së stabilitetit ndëretnik, funksionimin e institucioneve të vendit dhe avancimin e procesit të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Ishte konstatim i përbashkët se institucionet përgjegjëse me të gjitha kapacitet në disponim duhet të menaxhojnë situatën e komplikuar në vend në pajtim me ligjet në fuqi pas vrasjes së pesë qytetareve të pafajshëm në Radishan.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se Qeveria, opozita dhe organizatat joqeveritare dhe qytetarët duhet të komunikojnë në vazhdimësi funksionet e zbulimit të fajtorëve, ndërsa institucionet përgjegjëses duhet të garantojnë sigurinë, pronën dhe lirin e lëvizjes për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe kulturore.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se kryetari i shtetit duhet të inicon tryezën e bashkëbisedimit me liderët e partive parlamentare për situatën aktuale në vend dhe për ndërtimin e një strategjie të përbashkët për avancimin e procesit të integrimit të vendit në BE dhe në NATO. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button