Fotografia që tronditi botën fitoi çmimin Pulitzer

Agjencia amerikane e lajmeve Asoshiejted press është fitues i çmimit Pulitzer për gazetari hulumtuese, për botimin e një varg tekstesh për programin e fshehtë të policisë së Nju Jorkut, e cila me vite ka spiunuar muslimanët e këtij qyteti për shkak të gjoja çrrënjosjen e terrorizmit.

Çmimi fitoi edhe gazeta “Filadelfia inkuajer”, për  raportin mbi dhunën shkollore në qytetet e mëdha amerikane.
Si fotografi më e mirë në kategorinë e lajmeve kryesore është shpërblyer Masud Huseini nga agjencia “AFP”, fotogafia e të cilit me vajzat duke vajtuar dhe të frikësuara pas sulmit me bomba në Kabul tronditi botën.

Çmimi më prestigjioz në gazetari i është ndarë edhe gazetës lokale “Petriot njuz” nga qyteza Herisburg në Pensilvani, e cila zbuloi skandalin lidhur me abuzimin seksual të djelmoshave nga ana e trajnerit legjendar në futbollin amerikan Xho Patern.

Për raportim për marrëdhëniet ndërkombëtare çmimi i është ndarë gazetarit Xhefri Xhetlemen nga “Nju Jork Tajms”, ndërsa komentet më të mira ka shkruajturr Meri Shimiç nga “Çikago tribjun”. /portalb/


Lajme të ngjashme

Back to top button