Butaris: Prefektura e Selanikut nuk zhvillon politikë të jashtme

Përdorimin e emrit kushtetues të vendit tonë nga prefekti i Selanikut gjatë vizitës në Shkup akoma e mbron opinioni grek. Një deputet i partisë opozitare Demokracia e Re, dërgoi pyetje të deputetit deri te shefi i diplomacisë greke, me çka Janis Butaris doli me kumtesë.

Deputeti Stavros Kalafatis i referohet deklaratës së prefektit të Selanikut se para udhëtimit te ne, ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe e pyet Koxiasin për cilat tema dhe për çfarë pajtueshmërie bëhet fjalë.

“Nëse do të kishte pajtueshmëri, dhe nëse kishte për çka ishte, mes prefektit të Selanikut dhe ministrit të Punëve të Jashtme, diçka për çka fliste prefekti në deklaratat e tij? Cilave tema ju përkisnin dhe me çfarë kompetence do të fliste prefekti i Selaniku”, shkruan Kelafitis.

Nëse prefekti i Selanikut kishte bisedime prapa kamerave me përfaqësues zyrtarë të IRJM-së, ndërsa nëse MPJ-ja greke e di këtë dhe në cilën temë?

“Opozita publike, e shprehur në Shkup nga prefekti i Selanikut, e cila është në mënyrë indirekt por qartë njohje e emrit kushtetues të vendit fqinj, i përforcon  ose jo pozicionet e Shkupit në vigjilje të bisedimeve të ardhshme për çështjen e emrit?”, pyet deputeti Kalafatis në letrën dërguar MPJ-së greke, e me këtë gjithë çështjen e sjell në parlamentin grek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button