Në Shkup zhvillohet forumi ekonomik Maqedoni-Çeki

Si të rritet shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Çekisë, ishte temë kryesore Forumit ekonomik çeko-maqedonas që sot u zhvillua në hapësirat e Odës ekonomike të Maqedonisë.

Në Forum dy odat ekonomike konstatuan se shkëmbimit tregtar është shumë i ulët, ndërsa investimet çeke simbolike, dhe nuk kalojnë 600 mijë dollarë.

Megjithatë prej diku duhet të fillohet, dhe ky është pikënisje e një bashkëpunimi shumë më të madh dhe që presim se do të sjell edhe investime serioze çeke në vend, tha ministri i ekonomisë Valon Saraçini, i cili bëri hapjen e punimeve të Forumit.

‘Fatkeqësisht investimet çeke në Maqedoni janë tejet të vogla, ato përbëjnë rreth 0.2 për qind nga shuma e përgjithshme e investimeve  apo rreth 600 mijë dollarë që është një shumë simbolike, por forumi i sot Maqedoni-Çeki është vetëm një pikënisje  e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve’ deklaroi ministri Saraçini. 

‘Republika e Maqedonisë dhe Republika e Çekisë vetëm në dy muajt e fundit të këtij viti, pra janar dhe shkurt, ka arritur të ketë shkëmbim prej rreth 18 milion dollarë, nga të cilat 14 milion janë import i mallrave çeke në Maqedoni dhe 4 eksport në tregun çek.  Rreth 67 për qind e eksportit është në pjesën e energjisë elektrike, që do të thotë se ne importojmë shumë nga Çekia’ tha Saraçini.

Kompanitë çeke janë të interesuara për tregti  por edhe për të investuar, deklaroi numri dy i Odës ekonomike çeke Jozef Çilek. Dëshirojmë të investojmë në transportit hekurudhor, por presim që së pari tregu të liberalizohet, shtoi Çilek.

‘Kompanitë çeke në këtë moment janë të interesuara për partneritet, kemi filluar të realizojmë edhe disa investime, dëshirojmë që përveç investimeve në energjetikë të investojmë edhe në fushën e transportit pasi që Çekia ka eksperiencë edhe në transportin  hekurudhor edhe në atë ajror’,  tha Çilek.

‘Do të kishim dashur të marrim pjesë në zhvillimin e transportit hekurudhor dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, por duhet së pari sa më shpejtë të privatizohet’ deklaroi nënkryetari i Odës ekonomike të Pragës, Jozef Çilek .

Pjesë e delegacionit çek janë edhe në grup prej 18 kompani çeke, nga profile të ndryshme, energjetikë, miniera, agro-industrisë etj.

Shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Greqisë vitin e kaluar arriti 83 milion dollarë, nga të cilat  20 milion eksporte kryesisht ushqim dhe materiale ndërtimi, ndërsa 63 milion import, kryesisht energji elektrike.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button