Maqedoni, kërkohet afat shtesë për ndërtimin e rrugës ekspres Gradsko-Prilep

Afat shtesë për ndërtimin e rrugës ekspres Gradsko-Prilep kanë kërkuar përfaqësuesit e kontraktuesit të punimeve të ndërtimit “Rubau” të Spanjës sot në takim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe drejtorin e ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov.

Në takim, kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, u bisedua për intensifikimin e aktiviteteve për ndërtimin e rrugës ekspres Gradsko-Prilep dhe tejkalimin e gjendjeve të hasura gjatë ndërtimit, si shpronësimi, legalizimi dhe paraqitja e vendeve arkeologjike.
Si një prej zgjidhjeve për ndërtim cilësor të këtij aksi rrugor, nga ana e kontraktuesit është propozuar afat i ri për ndërtim, për çka Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe NP për rrugë të shtetit do të deklarohen në mënyrë shtesë.

Me përfaqësuesit e “Rubau” janë harmonizuar në bashkëpunimin e përbashkët për tejkalimin e situatave të shkaktuara për shkak të realizimit më të shpejtë dhe më efikas të projektit.

“Rubau” punon në ndërtimin e 10 kilometrave nga 33,5 kilometra rrugë të planifikuar ekspres nga Gradsko deri në Prilep. Investimi për fazën e parë arrin 31,8 milionë euro.

"Rubau" kërkon afat shtesë për ndërtimin e rrugës ekspres Gradkso-Prilep

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button