MIA: Diaspora dëshiron të investojë, por përballet me probleme

Maqedonia në masë të madhe e përmirësoi procesin për fillim të biznesit në vitet e ardhshme, por edhe krahas asaj, 55 përqind e investuesve nga diaspora kanë pasur probleme gjatë hapjes së kompanive, tregoi hulumtimi i zbatuar mes investuesve nga diaspora i publikuar në botimin e parë të buletinit hulumtues “2025 Vizion” i organizatës “Maqdonia 2025”.

“Ligje të ndërlikuara, korrupsion, administratë qeveritare, mungesë e ekspertizave praktike tek studentët e diplomuar dhe biznes kultura jo e mjaftueshme, sipas hulumtimit, janë problemet kryesore me të cilat përballen investuesit nga diaspora në udhëheqjen e bizneseve në Maqedoni”, njofton MIA.

Megjithatë edhe krahas vështirësive, 77 përqind e investuesve nga diaspora e rekomandojnë Maqedoninë, si destinacion investues. Shkaqet kryesore për investim, sipas tyre, janë shpenzimet e ulëta për fuqinë punëtore dhe për zhvillim të biznesit, forca e kualifikuar punëtore, dëshira që t’u ndihmohet miqve dhe familjes në Maqedoni dhe patrotizmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button