Rifai – Bekteshi: Organizata Botërore e Turizmit do ta mbështesë zhvillimin e Maqedonisë

Drejtimet e zhvillimit të turizmit në nivel global dhe trendet e reja për përmirësimin e shërbimeve turistike ishin temë e diskutimit në takimin në Madrid midis ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Taleb Rifai.

Ministri Bekteshi, i cili po qëndron në Madrid në ftesë prej Rifai, informojnë nga kabineti i tij, e shfrytëzon vizitën e kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për promovimin e turizmit të përgjegjshëm, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, për ta paraqitur ofertën turistike të Maqedonisë dhe mundësitë për bashkëpunim në drejtim të rritjes së numrit të turistëve.

Ai e informoi Rifain për prioritetet e Qeverisë së re dhe politikat dhe masat për zhvillim më të shpejtë ekonomik, duke i dhënë theks të veçantë turizmit si një nga industritë më të rëndësishme në botë.

Rifai theksoi se Republika e Maqedonisë renditet në listën e vendeve – mike të Organizatës Botërore të Turizmit dhe u zotua për mbështetjen e plotë të kësaj organizate të madhe ndërkombëtare e cila e promovon turizmin si një katalizator për rritjen ekonomike, zhvillimin gjithëpërfshirës dhe qëndrueshmërinë e mjedisit jetësor, i siguron udhëzime dhe mbështetje sektorit të turizmit në drejtim të avancimit të njohurive dhe politikave të turizmit në mbarë botën. Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu e theksoi dëshirën e tij personale për zhvillimin më të shpejtë të turizmit në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh potencialet me të cilat disponon Maqedonia, kumtoi Ministria e Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button