Saraj, i biri gjen babain të vdekur në mal

Dje, rreth orë 07:30 në Stacionin e Policisë në Saraj, T.A. ka njoftuar se në pjesën malore të Gërçecit të Epërm të Komunës së Sarajit ka gjetur babain, E.O. (69 vj.) nga fshati Gërçec, të vdekur, i cili më 20.11.2017 ka qenë i paraqitur si i humbur, njofton Portalb.mk.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga SPB Shkup dhe me urdhër të prokurorit Publik, trupi i të pajetit është dorëzuar për obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button