Nominimet për ‘PFA lojtarin e vitit’

Manchester City dominon në listën e ngushtë të të nominuarve për ‘PFA lojtarin e vitit’, mirëpo favorit për ta fituar këtë çmim konsiderohet sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie.

Wayne Rooney, Robin van Persie dhe Sergio Aguero janë konkurruesit më të mëdhenj në garën për këtë trofe, ndërsa argjentinasi është i nominuar edhe për lojtarin e ri më të mirë.

Nominimet për lojtarin e vitit: S. Aguero R. van Persie, W. Rooney, J. Hart, S. Parker, D. Silva.

Nominimet për lojtarin e ri të vitit: S. Aguero, G. Bale, K. Walker, A Oxlade-Chamberlain, D. Sturridge, D. Welbeck.

Sipas mediave, favoriti kryesor për t’u shpallur lojtari më i mirë në futbollin anglez është kapiteni i Arsenalit, i cili deri më tani ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 12 asistime./telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button