Google Drive javës që vjen

The Next Web transmeton se javës që vjen do të marrin dhuratë nga 5 GB hapësirë pa pagesë në renë, e cila do të na vihet në dispozicion në kuadër të shërbimit Google Drive. Google Drive pritet të filloj punën kah fundi i javës që vjen si konkurrent i drejtpërdrejtë i Dropboxit, shërbim ky për sinkronizimin dhe deponimin e të dhënave.

Google Drive do të duhej të funksiononte në Windows dhe sistemin operativ OS X, derisa Linuxi nuk po përmendet në thashethemet e ndryshme që po qarkullojnë. Google Drive sipas të gjitha gjasave në mënyrë të përkryer do të integrohet me shërbimet tjera të kompanisë dhe kështu të bëhet një konkurrent mjaftë i rrezikshëm në tregun e deponimit. Supozohet se integrimi i shërbimit do të duhej të pasoj edhe për telefonat mobil me Android.

Shfrytëzuesit të cilët thonë se e kanë testuar shërbimin, janë të ngazëllyer me mundësitë dhe kualitetin e ofruar, por më shumë informata do të kuptojmë kah fundi i muajit, kur pritet të filloj punën shërbimi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button