Intelektualët shqiptarë: SHBA dhe BE merrni masa për Maqedoninë!

Qeveria, funksionimin e vet e mbështetë në dy nacionalizma – në nacionalizmin e brendshëm ndaj shqiptarëve dhe në atë të jashtmin ndaj Greqisë. E gjithë kjo me qëllim të mjegullimit të realitetit të hidhur social në vend, pasi tani Maqedonia është shndërrua në vend më të varfër në Evropë dhe ndër më të varfërat në botë. 

Kështu shkruhet në letrën e analistëve dhe kolumnistë të njohur shqiptarë në Maqedoni që ia kanë dërguar Sekretareshës shtetërore Hillary Cllinton, Sekretarit të NATO Anders Fogh Ransmusen dhe Komisarit të BE-së për zgjërim Stefan Fyle. 

Ata kanë kërkuar nga SHBA dhe BE të ndërmarrin masa sa i përket politikës së Gruevskit dhe të gjejnë zgjidhje që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së. Kjo sipas intelektualëve shqiptarë dukshëm do ta relaksonte ambientin politik në këtë shtet.

Në letër janë nënshkruar: Mersel Bilalli, Xhevdet Hajredini, Albert Musliu, Ismet Ramadani, Naser Zyberi, Flora Kadriu, Bajram Pollozhani, Abedin Zymberi, Nazmi Maliqi, Zeqirja Idrizi, Bashkim Selmani,  Ymer Ismaili, Afrim Osmani dhe Sami Bislimi. 

Letra:

Ju informojmë se si persona publikë jemi tejet të shqetësuar me politikën që udhëhiqet nga qeveria e Maqedonisë e posaçërisht nga premieri i saj z. Nikolla Gruevski. Kjo politikë që vite me radhë bazohet në populizëm e totalitarizëm, harxhon mjete të mëdha financiare për ta reklamuar veten dhe për të manipuluar me emocionet e qytetarëve, duke u krijuar atyre një histori dhe lumturi të rrejshme. Kurse në jetën reale një politikë e tillë për gjashtë vite dyfishoi borxhin e jashtëm dhe shumëfishoi ate të brendshëm, pa ndërtuar asnjë projekt relevant, pos atij të improvizuar “Shkupi 2014”. Kushtet e jetesës këtu dukshëm janë keqësuar, kurse si rezultat i manipulimit me marrëdhëniet ndëretnike gjendja e sigurisë në vend në tejmasë është acaruar. Kontrolli totalitarist ndaj mediave, gjykatave dhe administratës publike tani më ka marrë përmasa dramatike.

Qeveria, funksionimin e vet e mbështetë në dy nacionalizma – në nacionalizmin e brendshëm ndaj shqiptarëve dhe në atë të jashtëmin ndaj Greqisë. E gjithë kjo me qëllim të mjegullimit të realitetit të hidhur social në vend, pasi tani Maqedonia është shndërrua në vend më të varfër në Europë dhe ndër më të varfërat në botë. E vetmja shtyllë që ndihmon gjendjen ekonomike në vend janë mjetet finasiare që dërgohen nga qytetarët tanë të punësuar në botën e jashtme. Qeveria tani gjashtë vite ka bllokuar integrimin evroatllantik, gjë që shtetin e ka sjellë në prag të një destabilizimi me përmasa të mëdha. Shqiptarët vite me radhë patën mirëkuptim ndaj emocioneve kolektive të bashkëatdhetarëve të tyre etnik maqedonas, të cilët çështjen e emrit e përjetonin ndieshëm. Por, durimi u shterr prej atij momenti kur u bë e qartë se senzibilizimi negativ lidhur me emrin e shtetit nga ana e qeverisë paraqet vetëm formë manipulimi me ndjenjat e qytetarëve, me qëllim të vazhdimit të jetës së pushtetit aktual – në kushte të varfërisë, diktaturës dhe kriminalitetit të organizuar. Tani situata shkonë drejtë shkallëzimit ndëretnik dhe destabilizimit. Fakt është se këto përkeqësime nuk janë aq të hetueshme në koalicionin qeveritar i cili gjithë kohës udhëhiqet nga interesa të ngushta.

Kompromiset Kroaci – Slloveni dhe Kosovë – Serbi, treguan se edhe në situata shumë më të komplikuara dhe të ndieshme politike mund të ketë zgjidhje nëse ekziston vullnet i mirë politik. Problemi i Maqedonisë është shumë më i vogël se sa që dramatizohet nga udhëhqësit e saj me qëllime prapavie. 
Ju lutemi që të ndërmerrni të gjitha veprimet që mundeni që definitivisht të ofrohet çfardo qoftë zgjidhje e pranueshme në mes Greqisë dhe Maqedonisë që më në fund në samitin e radhës shteti të antarsohet në NATO. Kjo dukshëm do ta relaksonte ambienin politik në këtë shtet. Besojmë se do të pajtoheni me ne se shumë më mirë është që të veprohet në preventivë se sa në pasoja. Nëse nuk ndërmerret diçka në këtë drejtim, ka gjasa reale që gjendja e sigurisë në Maqedoni të del nga kontrolli.

Me respekt, nga
Mersel Bilalli, profesor universitar, ish deputet, kolumnist, kryetar i shoqatës G21.
Xhevdet Hajredini, analist ekonomik, ish ministër.
Hasan Jashari, profesor universitar, ish zëvendës ministër, publicist;
Ismet Ramadani, analist, ish deputet, nënkryear i Këshillit Veti-Atllantik të Maqedonisë
Naser Zyberi, analist, ish deputet dhe ish ministër;
Flora Kadriu, ish deputete, artiste;
Bajram Pollozhani, profesor universitar, ish Zvendës ministër;
Abedin Zymberi, ish deputet;
Nazmi Maliqi, profesor universitar, publicist;
Zeqirja Idrizi, profesor universitar;
Bashkim Selmani, profesor universitar;
Ymer Ismaili, publicist dhe profesor universitar
Afrim Osmani, profesor universitar;
Sami Bislimi, profesor universitar.

/portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button