Selmani: Mançevski tregon floskula, kurse Qeveria dëshiron të sundojë me mediumet

“Ligji është shumë i detajuar deri aty që të përcaktohet se cili program do të emitohet. Me këtë kufizohet liria e të shprehurit dhe më shumë, do të vendoset censurë dhe autocensurë në media”, tha Katerina Kollozova nga Instituti për shkenca shoqërore dhe humanitare në Shkup në prezantimin e sotëm të raportit të tyre “Vlerësimi i efekteve të rregullativës ekzistuese për shërbimet audio dhe audiovizuale ndaj lirisë redaktuese”.

Në pres konferencën në të cilën mori pjesë edhe Naser Selmani, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Kollozova tha se dispozitat e ligjit për shërbimet audio dhe audiovizuele të mediave janë dëshmi e fenomenit ‘ shtet i robëruar’, ku nëpërmjet rregullativës ligjore mundësohet ushtrimi i kontrollit të pushtetit ndaj mediumeve.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve rreth deklaratës së sotme të ministrit Damjan Mançevski në konferencës “E-shoqëri” të Metamorfozis, ku tha se Qeveria nuk guxon të jetë motori i reformave në sferën mediatike, kryetari i SHGM-së, tha se politikanëve nuk duhet të ju zihet besë.

“Ajo është floskulë e mirë, por ata bëjnë të kundërtën, prandaj ka tendenca që përkujtojnë sjelljen e qeverive të mëparshme”, tha Selmani.

Ai prap bërë kërkesat nga SHGM për tërheqjen e dënimeve në propozim ligjin e ri për ndryshimin e ligjit të shërbimeve audio dhe aduivizuele te mediave dhe kërkoi që shteti të mos përzihet më në rregullativën e mediave private, por te lejojë përmbajtjet të jenë sipas shijes së shikuesve.

LEXO MË SHUMË: 

foom-logo-disklejmer

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button