Modelja: Ju rrëfej festat e Berlusconit

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, argëtohej duke parë vajza të reja të veshura si murgesha apo duke kërcyer vetëm me mbathjen e bluzonave të Milanit, përpara se t’i kërkonte të vendoseshin në pozicione erotike.

Kjo ishte ajo që deklaroi përpara një gjykate modelja 27-vjeçare Imane Fadil, pjesëmarrëse në festat e realizuara në vilën e 75-vjeçarit, festa të “pagëzuara” nga mediat italiane me emrin “bunga-bunga”.

Vajzat që merrnin pjesë në këto mbrëmje shpërblehesin me para, bizhuteri apo makina. “Gjatë njërës prej festave në të cilën kam qenë, pashë Nicole Minetti dhe Barbara Fagioli (dy të ftuara të tjera), të veshura si murgesha, me kryq të varur në qafë. Nuk po kuptoja mirë se përse ishin kombinuar ashtu deri kur nisën të bënin stripitzë për kryeministrin”, deklaroi Fadil, modelja me origjinë marokene, nën betim.

”Një tjetër modele, Iris Beradi, ishte e pranishme në dhomën e Berlusconit e veshur si Ronaldinho. Një tjetër mbrëmje, mbaj mend disa vajza të veshura me fanelat e Milanit, duke kërcyer e duke u zhveshur, deri kur mbetën vetëm me mbathje”, shtoi 27-vjeçarja.

E pyetur se përse pranoi të merrte edhe ajo pjesë në “bunga-bunga”, marokenia deklaroi:

”Shkoja në këto festa pasi kisha nevojë për para dhe për punë. Më thanë që nëpërmjet Berlusconit, mund të siguroja një vend pune të rëndësishëm në television dhe ai më premtoi një post të tillë tek “Milan Channel”. Megjithatë, më duhet të pranoj se nuk mund ta besoja atë që ndodhte në ato festa deri kur i pashë me sytë e mi. Berlusconi argëtohej shumë duke prekur vajzat në vendet intime, përpara se të ftonte ndonjë prej tyre në dhomën e tij”./info-kosova

Lajme të ngjashme

Back to top button