Paneta: Padurim presim Maqedoninë në NATO

Çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë ishin temë e bisedës në takimin mes Sekretarit amerikan të mbrojtjes dhe ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Fatmir Besimi.

Paneta ka shprehur falënderim për kontributin e shtetit në operacionet e forcave koalicione, si dhe për atë që padurim e pret pranimin e Maqedonisë në NATO.

Besimi dhe Paneta kanë shkëmbyer ide për marrëdhëniet rajonale në Evropën Juglindore dhe se si të ruhen kapacitetet e rëndësishme thelbësore në kushte të situatës së tanishme buxhetore, veçanërisht në lidhje me iniciativat e NATO-s nga fusha e të ashtuquajturës “mbrojtja e urtë”.

Ministri Besimi pas takimit deklaroi se u bisedua për tema të rëndësishme për bashkëpunimin bilateral, rajonal, si dhe për integrimet euroatlantike, përkatësisht anëtarësimi në NATO. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button