Ndërkombëtarët po heshtin para krimit në veri

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, e ka kritikuar Qeverinë Thaçi për mospërmbushjen e obligimeve kushtetuese në veri. Në një intervistë për “Epokën e Re”, Beqiri e ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila, sipas tij, po hesht para krimit në veri të Kosovës, si dhe po heziton të bashkëpunojë me institucionet vendore për t’i dhënë fund anarkisë.

Ai ka vlerësuar se pas zhvillimeve të fundit në veri qeveria nuk duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë.

Duke folur për punën e Kuvendit të Kosovës, Beqiri ka thënë se funksionimi i Kuvendit është në teh të shpatës për shkak të numrave të koalicionit qeveritar.

Ndërsa sa i përket rolit opozitar, Beqiri ka thënë se LKD-ja është njëshi edhe me numra, por edhe me cilësinë e deputetëve.

Shefi i GP të LDK-së ka komentuar edhe garën për kryetar në Ferizaj, duke thënë se fitorja e LDK-së në këtë komunë do të jetë hapi i parë i rikthimit në pushtet në nivelin qendror. /telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button