Deklarata e Mourinhos para ndeshjes me Bayernin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka folur me mjaftë ironi para ndeshjes me Bayernin, duke thënë në mënyrë ironike se Reali është viktimë, teksa Bayerni është shumë më i fortë se klubi i tij.

“Për mendimin tim, gjëja më e rëndësishme është mendimi i atyre që janë më të rëndësishëm se unë”.

“Uli Hoeness, Franz Beckenbauer, Karl-Heinz Rumenigge, Oliver Kahn dhe Otmar Hitzfeld kanë thënë se Reali është klub i mirë, por Bayerni është më i fortë, dhe ne kemi kompleks me ‘Bishën e egër’.

“Kështu, ne do të jemi viktimë në këtë takim”.

“Kjo do të jetë ndeshje më e nryshme se më herët. Kjo është gjysmëfinale. Ata që luajnë dëshirojnë të fitojnë. Ata kanë motivim special pasi finalja luhet në Munich. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Bayerni do të luajë me zemër. Unë mendoj se ndeshja do të jetë më shumë taktike sesa në mënyrë normale, dhe për këtë arsye do të jetë e shkëlqyer”.

“Webb është gjyqtar i mirë, me eksperienca të mëdha në kësi takime. Reali ka marrëdhënie të mirë me çdo gjyqtar”.

Në fund Mourinho foli rreth një transferimi në Gjermani: “Unë nuk mund të punojë në një vend ku do më duhej përkthyesi, kjo është e pamundur për mua. Komunikimi është çelësi, të flasësh me lojtarin”.

“Do të ishte e vështirë të trajnoja në Gjermani. Sidoqoftë, mua më pëlqen shumë Bundesliga. Është një ligë e pabesueshme, dhe jo shumë trajner do t’i thonin JO, Bayernit”, potencioi Mourinho./lajmesport

Lajme të ngjashme

Back to top button