Konferenca “E-shoqëri.mk”: na duhet liri që të mbrojmë privatësinë

Reformat në sferën mediale duhet të zhvillohen në mënyrë profesionale, nëpërmjet debateve publike kurse për mediat online, portalet është i nevojshëm rregullimi që të kenë mundësi t’iu ikin keqpërdorimeve, ishin përfundimet e konferencës së tetëmbëdhjetë ndërkombëtare “E-shoqëri.mk” me temë “Mediat dhe privatësia”, e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri Informatike “Metamorfozis”, raporton Portalb.mk.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski alarmoi për lajmet e rreme që e karakterizojnë Maqedoninë me çka kërkoi bashkëpunim ndërkombëtar.

“Të rinjtë nga Velesi tashmë njihen në shoqëri për lajmet e rreme. Ne nuk mundemi si shtet që të përballemi me këtë fenomen dhe për këtë duhet bashkëpunim ndërkombëtar. Këtu kemi të bëjmë edhe me probleme të natyrës etike kur marrim parasysh se e përkap aspektin e rregullimit medial, se a do të hyjmë në privatësinë e ndokujt ose do të bëjnë censurë”, tha Mançevski.

Drejtoresha e Fondacionit “Shoqëri e Hapur-Maqedoni”, Fani Karanfillova Panovska vlerësoi se pa shoqëri civile e cila do të jetë profesionale dhe kritikuese e pushtetit nuk do të realizohet ajo çfarë është e nevojshme.

“Shtrohet çështja se a është e mundshme liria pa mbrojtje të privatësisë. Mbrojta ekstreme e privatësisë do të thotë edhe kufizim i lirisë? Sipas meje, liria është më e rëndësishme se sa privatësia, sepse më duhet më shumë liri që të ruaj privatësinë”, tha Karanfillova.

Konferenca Ndëkombëtare "E-shoqëri.mk" e Fondacinit "Metamorfozis" (Foto: Vanço Xhambaski)
Konferenca Ndëkombëtare “E-shoqëri.mk” e Fondacionit “Metamorfozis” (Foto: Vanço Xhambaski)

Drejtori i Sektorit Programues në Fondacionin “Metamorfozis”, Filip Stojanovski vlerësoi se reformat në media janë shumë të rëndësishme sepse ato, mediat janë i katërti lloj i pushtetit që bënë përgjegjëse pushtetet tjera.

Ndërkaq, pjesëtarja e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, Dragica Lubeska vlerësoi se: “Nuk është e ndaluar të njoftohet për gjuhën e urrejtjes, por është e ndaluar që mediat të jenë burim i gjuhës së urrejtjes”.

Kurse pjesëtari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Ivan Breshkovski tha se: “Nëse gjykatësit për të drejtat e njeriut në Maqedoni udhëhiqen nga praktika e gjyqësorit evropian, deri sa është bërë dëm, nuk është e rëndësishme se ku është bërë ai dëm dhe se a bëhet fjalë për mediat online”.

Përndryshe, sot ishte e trembëdhjeta herë me radhë që Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis organizoi konferencën ndërkombëtare “E-Shoqëri.mk”. Konferenca pati temën “Mediat dhe privatësia” me theks në reformat mediale.

Kjo ngjarje kishte katër sesione të veçanta ku debatuan dhe diskutuan përfaqësues të institucioneve, organizatave mediatike dhe të sektorit qytetar.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, “e-Shoqëri.mk” është konferencë e cila është paramenduar si hapësirë e përbashkët për rrjetëzim dhe këmbim të përvojave, mirëpo edhe si mundësi për debat publik informativ, si parakusht themelor për komunikim të ndërsjellë ndërmjet vendimmarrësve, organizatave joqeveritare dhe mediave.

“Në fund, konferenca do të ofrojë mundësi për krijimin e një koalicioni të organizatave qytetare dhe të mediave për mbikëqyrje dhe përfaqësim të përmbushjes së reformave”, tha Jashari.

Konferenca Ndëkombëtare "E-shoqëri.mk" e Fondacinit "Metamorfozis" (Foto: Vanço Xhambaski)
Konferenca Ndëkombëtare “E-shoqëri.mk” e Fondacionit “Metamorfozis” (Foto: Vanço Xhambaski)
Konferenca Ndëkombëtare "E-shoqëri.mk" e Fondacinit "Metamorfozis" (Foto: Vanço Xhambaski)
Konferenca Ndëkombëtare “E-shoqëri.mk” e Fondacionit “Metamorfozis” (Foto: Vanço Xhambaski)

LEXO MË SHUMË: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button