Takime, kryeministri çek Petr Neças me udhëheqësit e shtetit

Kryeministri çek Petr Neças, i cili të hënën arriti për vizitë zyrtare në Maqedoni, sot do të ketë takime me udhëheqësit e shtetit. Paradite është caktuar takim me nikoqirin e tij, kryeministrin Nikolla Gruevski.

Paraljmërohet edhe nënshkrimi i kontratave nga fusha e transportit dhe shëndetësisë.

Pasdite Neças do të ketë takim me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, ku më vonë edhe me kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov./makfax

Lajme të ngjashme

Back to top button