Big Mama, mesazh sensibilizues për fëmijët që vuajnë nga bullizmi!

Këngëtarja  e njohur nga Tetova, Besjana Kasami, e njohur me emrin e artit si “Big Mama”, mes Maqedonisë, Kosovës e Shqipërisë, së fundmi ndodhet në Tiranë si pjesë e spektaklit muzikor “C’est la vie” në Klan.

Big Mama dhe Skerdi Faria ne C’est la vie

Big Mama është këngëtarja profesioniste në çift me personazhin amator në muzikë, doktorin Skerdi Faria. Këtë pasdite, ajo ka qenë e ftuar tek “Rudina” e Rudina Magjistarit dhe ka rrëfyer detaje mbi këtë spektakël, projektet muzikore si edhe peshën e saj, shkruan Bordo.al.

Big Mama e ftuar tek “Rudina”

Ajo ka treguar se rënien drastike prej peshës së mëparshme  e ka arritur falë një operacioni të vështirë të zvogëlimit të stomakut të kryer në Turqi, të cilin madje edhe e kishte filmuar. Këngëtarja është shprehur se nuk është penduar për këtë vendim që ka marrë dhe se jeta e saj ka ndryshuar!

Big Mama

“Kënaqem kur shoh veten në këtë formë, e dua veten”, ka treguar ajo tek “Rudina” , “Nuk pi më as cigare e as alkool dhe kam nisur një jetë të re. Organizmi im është i pastër si loti”, ka treguar me emocion Big Mama.

Moderatorja Rudina Magjistari i ka kërkuar këngëtares që të përcjellë edhe një mesazh sensibilizues ndaj të gjithë fëmijëve të shëndetshëm e mbipeshë, të cilët sot vuajnë nga talljet e dukuria e bullizmit. Ja mesazhi i saj:

“Asnjëherë të mos ndiheni keq, jeni më të mirët e më të fortët! Duajeni dhe jetojeni jetën, jeni më të fortë e më të mirë se të tjerët! Bëni aktivitet fizik e ushqehuni shëndetshëm!”, i ka inkurajuar me këtë mesazh këngëtarja Big Mama këta fëmijë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button