“Gardian”: Spanja mendon t’i japë Katalonjës autonomi më të madhe financiare

Madridi po e shqyrton mundësinë t’i japë qeverisë rajonale në Katalonjë fuqi më të madhe t’i tubojë dhe të menaxhojë me të ardhurat e veta tatimore nga një sistem i ngjashëm me atë në Baski apo Navara, pohojnë funksionarë të lartë nga Partia popullore në pushtet në Madrid për gazetën britanike “Gardian”, përcjell MIA. 

Sipas tyre, duke pasur parasysh rezistencën në parti kundër referendumit të mbajtur për pavarësi më 1 tetor (kur filloi kriza më e madhe për demokracinë spanjolle), Madridi sërish jep mundësi për fillim të negociatave për “pakt të ri fiskal”, i cili do t’i mundësojë kontroll më të mirë Barcelonës për financat në rajonin autonom.

Padrejtësia fiskale, për të cilën folën disa kabinete të njëpasnjëshme katalanase, ishte një ndër shkaqet për referendumin.

Në vitin 2012, ish-kryeminsitri Artur Mas madje propozoi pakt të ri, i cili duhej t’i përforconte autorizimet financiare të Barcelonës, por Madridi e shpalli si joadekuat në jehonën e krizës ekonomike dhe e hodhi poshtë.

“Nëse katalanasit dëshirojnë pakt fiskal, ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Baskia dhe Navara vetë i tubojnë tatimet e veta, kanë sistem të vetin, takohen me pushtetin qendror dhe vendosin se sa të kontribuojnë për politikën e jashtme dhe mbrojtjen. Me negociata në çdo pesë vite”, thotë një funksionar i lartë për “Gardian”.

Sipas tij, ekziston gatishmëri të bisedohet për idenë, duke e pasur parasysh “solidaritetin” mes rajoneve, të paraparë në Kushtetutën spanjolle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button