Zimbabve: Mugabe jep dorëheqje

Robert Mugabe, ka dhënë dorëheqje si president i Zimbabves, pak pasi parlamenti filloi procesin e shkarkimit, për ti dhënë fund qeverisjes së tij katër dekadëshe.

Zoti Mugabe kishte refuzuar të japë dorëheqje javën e kaluar edhe pas ndërhyrjes ushtarake dhe shkarkimit nga partia e tij, transmeton REL. 

Roberg Mugabe kishte qenë në arrest shtëpie që nga java e kaluar ndërsa po zhvilloheshin bisedime për largimin e tij.

Ai ka qenë në pushtet që nga pavarësia e vendit në vitin 1980.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button