Dëshmia e shqiptarëve të rrahur sot në protesta

Sipas dëshmisë së tyre, ata kanë qenë në stacionin hekurudhor dhe në asnjë moment nuk kanë provokuar protestuesit të cilët përkundër paralajmërimeve për protesta të qeta bënë kërdi nëpër qendrën e Shkupit.

Eksluzivisht për Portalb arritëm të sigurojmë deklaratën e njërit prej viktimave Idriz Qerimi.

“Unë isha duke pritur autobus me nipin tim Agim Qerimi, dhe për një moment u afruan një grup prej pesëmbëdhjetë personave gjysmë të maskuar duke sulmuar nipin tim. Unë sapo u afrova t’i ndihmoj por atë e kishin shtrirë dhe e rrihnin pandërprerë, pastaj kuptuan që dua t’a ndihmoj nipin tim dhe mu vërsulën mua duke më goditur me disa grushta dhe mjete tjera të forta, që në fund të më spërkasin me lotsjellës. Tani gjendemi në spitalin toksikologjik, ku nipi im Agimi është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe vuan nga dhimbjet e shumta që i shkaktuan gjatë rrahjes”, tha Idriz Qerimi i cili ka pësuar më pak lëndime në krahasim me nipin e tij i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me pretekst se kërkojnë zbardhje të rastit të vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë, Komitët dolën në qendrën e Shkupit për të protestuar.

Ato u përleshën me policinë dhe përpos dëmeve materiale rrahën dhe shqiptarë të pafajshëm. Komitët paralajmërojnë dhe protesta të tjera në Maqedoni. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button