Padi penale për tre persona: Në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” është dhënë diplomë false

Policia ka dorëzuar padi penale kundër tre personave për dhënie të dëftesave dhe diplomës për mbarimin e shkollës së mesme, njofton Portalb.mk.

V.D. (35) dhe Sh.Z. (38) nga Shkupi, dyshohen se e kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të autorizimit dhe detyrës zyrtare”, ndërkaq O.S. (50) nga Nagoriçani i Vjetër dyshohet për “shfrytëzimin e dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”, informojnë nga policia.

I paraqituri i parë V.D., si mësues përgjegjës për nxënës të çrregullt në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” – Shkup dhe i dyti Sh.Z. si drejtor “Cvetan Dimov” – Shkup edhe përskaj asaj që e kanë ditur se i paraqituri i tretë O.S. nuk është regjistruar si nxënës i çrregullt në vitin 2012 dhe 2013, por është regjistruar në vitin 2014, por edhe se i paraqituri i tretë nuk i ka dhënë të gjitha provimet në lëndët përkatëse, personalisht, me nënshkrim dhe vulë ia kanë përgatitur dhe ia kanë dhënë katër dëftesa dhe diplomë për mbarimin e provimit, por edhe vërtetim të falsifikuar.

Ashtu siç informojnë nga policia, këto dokumente, i paraqituri i tretë i ka paraqitur si dëshmi për t’u punësuar në vendin e punës komandant i njësitit territorial kundër zjarrit në Komunën Nagoriçani i vjetër, për çka, nga 01.01.2015 deri në tetor të vitit 2017 i janë paguar 34 rroga bruto, në vlerë të pacaktuar, me çka e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button