Danaj dhe Mehmeti, incidentet skenar kundër shqiptarëve

Nuk është rastësi por hakmarrje, skenar mirë i organizuar ndaj shiqptarëve prandaj partitë politike shqiptare duhet të bashkohen, kështu komenton analisti nga Shqipëria Koço Danaj në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni me vrasjen e pesëfishtë si dhe protestat anti-shqiptare.

“Nuk është rastësi, nuk është hakmarrje. Është skenar, i mireorganizuar, është i njëjte me skenarin e Vreshtave te Reshtakut te para 10 vjetëve ku u vranë ne mënyre makabre disa emigrante pakistaneze dhe ju la ne vendin e krimit disa uniforma te UÇK. Është skenar qe e ka qendrën ne Beograd apo Athine dhe degëzimin ne Shkup. Një takim i te gjitha partive politike shqiptare do te ishte hapi i pare. Duhet djegur skenari. Mos e harroni konkluzionin e Institutit gjerman se ne trekëndëshin Kosove-Maqedoni-Shqipëri do te ketë ndryshim te kufijve. Por me paqe, me trazira apo me konflikte? Akoma nuk dihet. Është skenar i lidhur me ngjarjet ne Veriun e Kosovës” thekson Danaj.

Sipas tij, Prishtina, Tirana, Shkupi, nuk duhet te mjaftohen me deklarata.

“Një takim konsultativ midis tyre do te shmangte atë qe po përgatitet, satanizimin e shqiptareve. Askush nuk duhet te harroje se për skenaristet ogurzinj viktimat nuk kane rendësi, boll te te sjellin përfitime politike. Prandaj Lista për Shqipëri natyrale e denoncon këtë skenar ogurzi qe ka ne thelb konfliktin dhe satanizimin e shqiptareve. Prandaj ju bëni thirrje shqiptareve qe jo vetëm te jene gjakftohtë, por te detyrojnë politikanët e tyre te bashkëpunojnë. Tashme nuk ka pozite dhe opozite shqiptare ne Maqedoni, Kosove dhe Shqipëri. Tashme duhet te ketë vetëm politikanë shqiptare qe dinë te mbrojnë kombin e tyre dhe dinjitetin e tyre. Nesër do te jete vone” shkruan Danaj.

Njëkohësisht edhe analisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti tha se aktivitetet e fundit në vend janë provokim i qartë ndaj popullatës shqiptare.

“Protestuesit nuk i kishte grumbulluar dhembja për të protestuar, por prirjet e tyre antishqiptare. Kjo u pa dukshëm nga parullat e tyre antishqiptare. Maqedonia dalë ngadalë po bëhet peng i nëntokës politike, protestat kanë për qëllim vetëm që të provokohen shqiptarët. Maqedonasit në të shumtën e rasteve ndjehen keq pse shqiptarët nuk iu përgjigjen në mënyrën e njëjtë provokimeve , mirëpo unë mendoj se të keqen duhet lënë ta mbytë e keqja në vetëvete” ka thënë sonte Kim Mehmeti në Top Channel. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button