Në ‘maus’ më shumë baktere se në guackën e tualetit

A e keni ditur se ‘mausi’ përmban tri herë më shumë baktere se sa guaska e tualetit? Pas mausit vjen tastiera dhe tavolina e bukës, tregon hulumtimi i kompanisë britanike, Initial Washroom Hygiene.

Një numër i madh i njerëzve hanë në tavolinën e punës, shkruajnë në të njëjtën kohë për ç’arsye bakteret përhapen më lehtë, prandaj në maus ka edhe deri dy-tri herë më shumë se sa në guaskën e tualetit, shkruan The Huffingron Post.

Vendi i punës është gjithnjë më i ndotur, dhe me këtë edhe më i rrezikshëm për shëndetin, sepse një numër i madh i njerëzve hanë në tavolinë, tregon hulumtimi i kompanisë britanike, Initial Washroom Hygiene.

“Është bërë shumë e zakonshme që punonjësit të hanë në tavolinë, të surfojnë dhe shkruajnë në të njëjtën kohë. Për këtë arsye thërrimet mbesin në tavolinë, kompjuter dhe maus, për ç’arsye bakteret shumohen edhe më shumë.

Lajme të ngjashme

Back to top button