Paralajmërime për protesta tjera të dhunshme

Në rrjetet sociale qarkullojnë paralajmërime për protesta të ngjashme si në Shkup, në qytetet e tjera të Maqedonisë. Pasi që grupi i të miturve që besohet të jenë tifozë të grupit të hendbollit maqedonas si dhe ato të futbollit Komitë, sot me gurrë u përlesh me policinë ato planifikojnë dhe në Manastir të bëjnë të njëjtën, me të njëjtin intensitet.

Me të njëjtin pretekst, kundër vrasjes në Smillkovcë, tifozët të mërkurën paralajmërojnë protesta në Manastir me rreth 2000 pjesëmarrës, me apelin se nuk do të ketë më në Maqedoni protesta paqësore.

Ndërkaq TV Alsat ka bërë me dije se në orët e mbrëmjes edhe në qytetin e Velesit ka pasur protesta. Në këto protesta shahen shqiptarët si dhe tentohet të digjet xhamia e këtij qyteti. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button