Popovski nuk ishte i pranishëm në seancë, Fetai: Gjykimi nuk mund të varet sipas dëshirës së të akuzuarit

Vendi i Gjoko Popovskit i cili është i akuzuar në rastin “Treqind” përsëri mbeti i zbrazët, sepse ai nuk ishte i pranishëm në seancë, sipas mbrojtjes së tij, ai nuk mund të lëvizë, njofton Portalb.mk.

Mbrojtja e tij në Gjykatë dorëzoi dokument mjekësor. Prokurorja Fatime Fetai është e prerë, sipas saj, nuk mund të pritet me vite dhe gjykimi të varet sipas dëshirave të të akuuarve.

“Propozoj person ekspert me njohuri përkatëse të konfirmoj se i akuzuari nuk mund të vijë në seancë. Popovskit ndoshta i duhen dy vite që të shërohet, ne a aq do të presim”, tha Fetai.

Mbrojtja e të akuzuarit tha se nuk ka hapësirë për diskutimin e mëtejmë dhe se ato kanë dokument mjekësor.

Gjykatësja Lidija Petrovska tha se mungesa e të akuzuarit është justifikuar dhe gjykimi shtyhet për 27 nëntor.

Ndryshe, në lëndën “Treqind” akuzohet ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve.

Ai dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë joligjore ka ndarë marrëveshje për shitblerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Porshe Maqedonia SHPKNJP Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup dhe Auto Kuqa SHPK Shkup, të zgjedhur si oferta më të volitshme ekonomike.

Në këtë lëndë, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, bisedat e përgjuara mund të përdoren si material dëshmues.

LEXO: Muaj i ngarkuar për rastet e Prokurorisë Speciale, këto janë gjykimet që do të mbahen në nëntor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button