Tre ligje me procedurë të shkurtuar në seancën e 21-të kuvendore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 21-të në rend dite të së cilës është Propozim vendimi për dërgimin e një pjesëtari të ARM-së në operacionin paqësor “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë.

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe Propozim ligjin për masat restriktive në lexim të parë, propozim ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës për njohje të përbashkët dhe zëvendësim i lejeve të qarkullimit dhe të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për lirim të ndërsjellë nga vizat për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

Në rend dite të seancës janë edhe Propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontabilitet për buxhetet dhe shfrytëzuesit buxhetorë në lexim të dytë, si dhe propozim ligjet për kryerje të Buxhetit të RM-së për vitin 2018, për plotësimin e Ligjit për falimentim, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin personal mbi të ardhurat, që të tre me procedurë të shkurtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button