BlackBerry OS, sistemi më i mirë operativ

Për një kohë të gjatë nuk është dëgjuar asnjë lajm pozitiv për kompaninë RIM e cila prodhon telefonat BlackBerry.

Mirëpo, tani një lajm i publikuar nga TrendMicro thotë se sistemi mobil operativ, BlackBerry 7 është platforma më e sigurt mobile.

TrendMicro ka analizuar disa aspekte të sigurisë, siç janë origjinaliteti i platformës mobile, siguria e aplikacioneve, mbrojtja e të dhënave, dhe menaxhimi që bëhet nga përdoruesi. Sistemi operativ i Apple, iOS nuk ka shënuar shumë pikë në këtë radhitje, pikërisht për shkak se veglat e ofruara nga palët e treta nevojiten për të menaxhuar një iPhone.

Në anën tjetër, edhe Android është kritikuar për mungesë të ekosistemit të kontrollit të softuerit dhe vonesave në sistem operativ.

Lajme të ngjashme

Back to top button