Miriam Cani publikon këngën e re, ky ‘Meteor’ nuk do të kalojë shpejt (VIDEO)

Miriam Cani ka publikuar sot këngën e saj të re “Meteor”. Siç kishte paralajmëruar, klipi i Meteor është shfaqur me gjithë shkëlqimin e tij sot, më 20 nëntor, transmeton Revista Class.

Miriam rikthehet në muzikë pas një shkëputje të gjatë dhe fansat mezi e kanë pritur një këngë të re. Një këngë ndjenjash, kushtuar atij që hidhëron ëmbël, që jep jetë e djeg si dielli, atij që zemra e do dhe e largon njëherësh.

Ndërkohë klipi është një lojë lëvizjesh dhe pluhuri të shndrritshëm ku Miriami duket në formë të shkëlqyer.

E gjitha për t’u ndier.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button