Sqaron KQZ-ja: Edhe zyrtarisht ngushtohet diferenca mes Shpendit dhe Arbanit

Komisioni Qendror Zgjedhor edhe zyrtarisht ka dalë me sqarim për gabimet në të dhënat që janë regjistruar në rezultatet e Prishtinës. Express ka raportuar më herët se ka pasur gabime në numërim dhe se diferenca mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit është edhe më ngushtëe, ndërsa këtë e sqaron edhe KQZ.

Në Vendvotimin 1921X/01R dhe në Vendvotimin 1921X/02R në komunën e Prishtinës, gjatë futjes së të dhënave të Rezultateve Preleminare janë shënuar gabim të dhënat të cilat më pas janë transmetuar në faqen zyrtare të KQZ-së, tek linku i Rezultateve Preleminare, transmton Gazeta Express.

Në vendvotimin 1921X/01R Lëvizjes Vetëvendosje i janë shënuar 152 vota, gjashtë më pak se sa kanë dalë nga formulari i përputhjes së rezultateve.

Diferencë e madhe vërehet në vendvotimin 1921X/02R, ku në rezultatin e publikuar nga KQZ mungojnë 71 votat e Arban Abrashit.

Më poshtë mund të shihni tabelën e publikuar nga KQZ: 

screenshot-1_1511200260-5711995

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button