Sulmohet një makinë e një serbi, KFOR shton praninë

Një makinë e një serbi mbrëmë është sulmuar me armë zjarri në pjesën veriore të Mitrovicës. 
Mediat serbe kanë informuar se sulmi është kryer në fshatin Çabër, në Zubin Potok, ku siç thuhet se serbi u sulmua pas një vizite që i kishte bërë një banori shqiptar në këtë fshat. 
Siç thuhet më tej, serbi nuk ka pësuar lëndime, përveç dëmeve të makinës që ishte goditur nga plumbat. Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR kanë dalur në vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën. 

Nga ana tjetër, KFOR mbrëmë ka shtuar forcat dhe masat në pjesën veriore të Kosovës. Forca më të mëdha janë vërejtur në lokacionin “Tre soliterat” në veriun e Mitrovicës, në lagjen e banuar me shqiptarë. /INA/

Lajme të ngjashme

Back to top button